SKANDAL| Godina që u prish tek Stadiumi, u legalizua pak muaj më parë nga ALUIZMI që të marrë 1 miliard lekë dëmshpërblim

Zyra antikorrupsionit në PD që drejtohet nga Lealba Pelinku, ka denoncuar mashtrimin e bërë nga kryebashkiaku Veliaj.
Zbulimi i radhës i zyrës antikorrupsion është fakti që godina që po prishet tek Stadiumi Qemal Stafa është dhënë me leje të Edi Ramës, si kryebashkiak, madje arkitekti Maks Velo e pati denoncuar që në në kohën e lejes.

Nuk rresht ky mashtrues i rëndomtë! Vërtet mendon se Tirana nuk ka kujtesë?!

Po prish objektet pasi Rama i dha leje në kundërshtim flagrant me ligjin (Leja nr. 13, date 13.06.2002), pasi ALUIZNI disa më muaj më parë miratoi leje legalizimi, me qëllim që Rama t’i miratonte dëmshpërblimin prej 1 mld lekësh.

Ky individi, që ka miratuar më shumë se 500 leje ndërtimi e po prish një godinë të ndërtuar me lejen e Ramës kundrejt dëmshpërblimit, duhet t’i japë përgjigje publikut përse nuk dëmshpërblen pronarët e vjetër?
Për cilat arsye po e prishin? Sigurisht që për interesa okulte, të cilat shumë shpejt do të dalin në dritë.