Rritja e taksave dhe tatimeve iu prish shumë punë njerëzve, qoftë edhe 10 mijë lek


Nga Indrit Vokshi

E di që nuk është sexy si diskutim,

por rritja e taksave dhe tatimeve iu prish shumë punë njerëzve. Psh, 10 mijë lek tepër, duken kështu si shtesa të vogla.

– po me atë 10 mijë po ta kesh ti, paguan ofertën e telefonit
– me 20 mijë, shton edhe 20 dhe paguan ujin
– me 50 mijë blen një palë pantallona
– me 20 blen krem dielli, madje dhe anti-djersë.. e kështu me rradhë.

A më mirë ta kesh ti atë 10 mijë lek, qoftë edhe për një kafe më tepër apo tia japësh shetit? Jo po shteti mbahet me taksa, duhen lek. Po familja dhe vetja me çfarë mbahet e me çfarë i paguan shpenzimet? Me ajër?

Për më tepër, ndodh që këto para ose ndahen si konçesione kot, ose shpenzime qeveritare për të paguar agjenci e ente të cilat nuk bëjnë asnjë punë, ose dieta e udhëtime zyrtare me luks të tepruar.

Sjam kundër luksit por, kush ka qejf luks, ta paguajë me paratë e veta.

Se kështu pak nga pak abuzohet. Futi 20 mijë lek tepër në faturën e energjisë gjithë Shqipërisë, njerëzve siu duket tragjedi, po ato 20 mijëlekësha së bashku bëjnë miliona lek e euro vjedhje.

Unë personalisht i quaj armike të njerëzve qeveritë e taksave të larta. Më mirë sa më shumë para të mbeten tek xhepat e arkat e njerëzve, sesa të shkojnë në arkën e shtetit. Se po shkuan aty nuk kthehen më.

Duhet të edukohemi që paratë janë pronë e njerëzve, jo pronë e qeverisë. Se njerëzit i prodhojnë si kapital, jo qeveria.

Se po ndodh që lloj-lloj paraziti pasurohet e na bën edhe sfilatë kapadailliku, me paratë e prodhuara nga puna e njerëzve që punojnë e paguajnë.