FAKTI I FUNDIT | “Paskan bërë mirë ata që janë larguar nga parlamenti” Plas te Komisioni i Ligjeve, deputeti braktis mbledhjen

Deputeti i dalë nga listat e PD-së dhe njëherësh kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, ka braktisur mbledhjen e komisionit të ligjeve pas përplasjes verbale me ligjvënës së PS-së.

Alimadhi ka kërkuar të njihet me materialet e rregullores së Kuvendit, por kërkesa është injoruar nga kryetari Ulsi Manja. Qëndrimi i Manjës është mbështetur nga kolegët socialistë.

“S’kemi kohë të shikojmë pas, do ecim para”, tha Manja.

Në replikë, Alimadhi u shpreh: “Paskan bërë mirë ata që janë larguar nga parlamenti, ju nuk pranoni asnjë propozim, u jap të drejtë atyre”.

Më pas, Alimadhi u largua nga mbledhja ne mënyrë demonstrative.

Në rend të ditës së Komisionit të Ligjeve këtë të premte është vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike mbi gjendjen në shërbimin civil, për vitin 2018”.