Deputeti Maliqi: Bandat kanë kapur shtetin dhe qeverinë dhe kanë bërë emërime në institucionet e shtetit

Lefter Maliqi ka dalë në një deklaratë për mediat nga kryesi e Kuvendit nga ku ka deklaruar se shqetësimi i publikut është mbi krizën e rëndë politike dhe ekonomike që po kalon vendi. Ai tha se raporti i DASH tregoi krimin dhe korrupsionin e madh shtetëror.

Raportet e DASH dhe të Këshillit Europian sipas Maliqit kanë treguar shkallën e lartë të korrupsionit në vend dhe krimin e lidhur me politikën.

“Edhe raportet e BE-së flasin diçka të tillë, [.]për turpe dhe skandale të qeverisë. Kemi mbi 6 vjet që jemi mbrapa sa i përket luftës ndaj krimit, korrupsionit, bandave. Kjo qeveri na ka premtuar 300 mijë vende pune, sot kanë ikur nga vendi më shumë se 300 mijë shqiptarë. Premtuan rritje pagash dhe mbrojtjen e medias së lirë por pamë ngjarjen në Elbasan dhe kërcënimi për Lubonjën. Ndërkohë kemi një ligj anti-shpifje i huazuar nga diktatura ruse. Jam këtu për ti bërë thirrje klasës politike, ndërkombëtarëve dhe trupës diplomatike të akredituara në vend që të mbajnë anën e qytetarëve, të ulen e të zgjidhin krizat në vend”.

Maliqi akuzoi qeverinë se ka kapur të gjitha instituionet dhe tashmë po tenton të kap edhe AMA-n ndërkohë që shtoi se së fundmi ka marrë misionin për të shkakruar presidentit. Deputeti tha se arsyeja e shkarkimit të drejtorit të Tatimeve ishte për shkak të detyrimit të administratës dhe bizneseve të vogla e të mëdha për të marrë pjesë në votimet e 30  Qershorit.

“Mos harrojmë se të gjitha institucionet janë kapur, u kap edhe AMA, së fundi tentohet të kapet edhe presidenca. 30 Qershori tregoi se shqiptarët janë kundër zgjedhjeve moniste. U shantazhuan edhe pronarët e bizneseve të vogla dhe të mëdha, për këtë u shkarkua edhe drejtori i Tatimeve. Bandat kanë kapur shtetin dhe qeverinë dhe kanë bërë emërime në institucionet e shtetit. Ministrja e Drejtësisë flet në konferenca shtypi por nuk rregullon situatën e vështirë që ndodhen burgjet shqiptare siç i kemi parë kohët e fundit. Të njëjtat fenomene janë edhe në disa institucione të tjera, ku njerëzit e krimit janë punësuar në administratë dhe poste drejtuese. Kanë lënë pa drejtor burgjet, të Elbasanit, Vlorës, Korçës, Rrogozhinës i cili ka fituar edhe gjyqin por nuk i pranohet. Ku të doni ikni dhe intervistojeni drejtorët se ku janë arsimuar dhe kush e drejton administratën”.

Maliqi foli edhe për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin nga detuyra të Presidentit të Republikës ku tha se është një farsë dhe shantazh, ndërkohë që ripërsëriti thirrjen për dialog dhe opraganizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Sa i përket Komisionit Hetimor është fars dhe shantazh. Mund të marrin edhe vendimet e Gjykatës së Lartë, nuk është për të qeshur, situata është alarmante e vendi në krizë të thellë. Thirrja ime është se ka ardhur momenti që klasa politike të ulet bashkë me Presidentin e të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Parlamenti është qesharak dhe mua më vjen turp kur kaloj në rrugë që njerëzit shajnë deputetët si hajdutë, trafikantë, të lidhur me krimin. Vendi është i kapur nga krimi, mediat shantazhohen, po tentohet të kapet edhe AMA po kalohet drejt diktaturës dhe një krize shpopullimi”, tha Maliqi