A u përdor Kaubojsi nga Pjerin Ndreu për përligjur zgjedhjet në Lezhë? Faktet thonë…

Ashtu siç ishte paralajmëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi rinumërimin e kutive për 11 qendra zgjedhore në Lezhë, bazuar në kërkesën e Partisë Konservatore Albania, të ish-deputetit Eduard Ndocaj, i njohur ndyshe si kaubojsi, i cili garoi përballë Pjerin Ndreut.

Në përfundim numri i votave doli i njëjtë me ato që të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit, ku sipas verifikimit i vetmi gabim i evidentuar ishin 4 vota të hedhura në kutinë e gabuar. Nga ana tjetër kutitë e materialeve Zgjedhore nuk u hapën p[ër të verifikuar numrin e zgjedhësve.

Kryetari i Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Klement Zguri tha se palët e kanë kthyer procesin në një farsë, pasi nga ana e ankimuesve nuk u kërkua të shihej lista e votuesve për të parë sa persona kanë shkuar të votojnë. Ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës në KQZ, Bledar Skënderi tha se hapja e materialeve zgjedhore ku përfshihen listat e votuesve cënon të drejtat e qytetarëve