30 qershori| Nis hapja e kutive të 11 QV në Lezhë, rinumërim në KQZ


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi ditën e sotme hapjen e kutitë e votimit në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës.
Në mbledhjen e djeshme, KQZ miratoi kërkesën ankimore të Partisë Konservatore Albania për të rinumëruar këto kuti votimi. Ishte Bindja Demokratike që paraqiti kërkesën në KQZ, duke kërkuar hapje kutish.

Pasi e rrëzoi disa herë, KQZ dje pranoi kërkesën e BD, ndërsa sot pritet rezultati i ri. Relatori i çështjes, Bledar Skënderi, kërkoi mbështetjen nga një prej anëtarëve të KQZ-së për të miratuar hapjen e kutive.

“Unë kërkoj mbështetjen e një nga kolegëve që konform këtyre dy neneve të mbështesin kërkesën time që ne të marrim këto prova që gjenden në kutitë e votimit, pra të bëjmë rinumërim”, tha Skënderi.

Nga ana tjetër, PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

“Sot, në orën 10:00, vijon shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 58, me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore”, thuhet në njoftimin e KQZ.