Pse Hapet Zyra e Oficerit Ndërlidhës së EUROPOL në Tiranë? Reagon Strazimiri: E verteta e hidhur

/Ministri Lleshaj: Intensifikohet më tej bashkëpunimi midis BE dhe Shqipërisë, forcohet besimi reciprok

Në Tiranë është çelur Zyra Ndërlidhëse e EUROPOL-it. Një oficer do të punojë në një zyrë të posaçme në Policinë e Shtetit, për të intensifikuar bashkëpunimin. Në ceremoninë për hapjen e zyrës mori pjesë Ministri i Brendshëm Lleshaj, Drejtorja Ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Bolle, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe oficerë ndërlidhës të vendeve partnere. Ministri i Brendshëm tha se hapja e Zyrës Ndërlidhëse të EUROPOL-it në Tiranë, e para në rajon, është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për të parandaluar dhe trajtuar krimin e organizuar dhe kërcënimet që rrjedhin nga ky fenomen. Pjesëmarrja e Policisë së Shtetit në pikat fokale të EUROPOL-it, është prioritet kryesor i Zyrës Kombëtare të EUROPOL-it në Tiranë, pasi kjo ka një rëndësi të veçantë në përmbushjen e detyrimeve strategjike të Policisë së Shtetit, të cilat rrjedhin nga Prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Drejtori Veliu nënvizoi se asistenca e EUROPOL-it në përmirësimin e analizës së informacionit kriminal në përgjithësi, si edhe përfshirja e Policisë së Shtetit në hetimet dhe operacionet e përbashkëta, është një objektiv po ndiqet me vendosmëri e këmbëngulje, në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit ndërkombëtar, trafikut të lëndëve narkotike dhe migracionit të paligjshëm.

Fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në ceremoninë me rastin e hapjes së Zyrës së ndërlidhjes së EUROPOL në Policinë e Shtetit:

I nderuar zoti Ambasador Soreca,
E nderuar znj. Drejtore Ekzekutive de Bolle,
Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë,
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
Zonja dhe Zotërinj,
Hapja e zyrës së EUROPOL në Tiranë është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe pozitive në kronikën e gjatë të hapave të suksesshëm të integrimit europian të Shqipërisë. Falë bashkëpunimit tonë të forcuar rajonal dhe procesit të integrimit europian, ne po komunikojmë, vizitojmë dhe shkëmbejmë më shumë me njëri-tjetrin. Vetëm në 10 vitet e fundit, numri i njerëzve që kalojnë kufijtë e Republikës së Shqipërisë është rritur gati 160 %. Dhe kjo tendencë pozitive vazhdon me po të njëjtin ritëm rritjeje. Mjaftojnë vetëm kjo shifër për të treguar nivelin e jashtëzakonshëm që ka arritur lëvizja e njerëzve dhe mallrave. Kjo dinamikë e lartë shkëmbimesh është një lajm shumë i mirë, dhe pikërisht për këtë shoqërohet edhe nga një sfidë e madhe, si ta forcojmë nivelin e integrimit pa kompromentuar sigurinë? Në parim unë besoj se thellimi integrimit nuk e cenon sigurinë. Madje, e forcon atë. Por me një kusht: thellimi i integrimit duhet të shoqërohet nga rritja e pandalshme dhe shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit.

Ne na duhet të sigurojmë që angazhimi për të shkëmbyer informacion të mos ndodh thjesht në nivelin e deklaratave politike, por edhe në praktikën e përditshme. Në njëfarë mënyre, duhet një thyerje e murit të fjalëve, një thyerje e ‘sound barrier’, siç thuhet në gjuhën e aviacionit.

Përpjekja jonë për integrim në Bashkimin Europian po konkretizohet përditë e më shumë në element konkretë dhe praktikë. Fillimi i operacionit të FRONTEX në kufijtë e Shqipërisë, përbën një hap të rëndësishëm, i cili ndodh për herë të parë në një vend jashtë BE. Edhe hapja e Zyrës së EUROPOL në Tiranë, është e para në rajon dhe siç tha dhe Drejtorja Ekzekutive e dyta në botë pas Uashingtonit, gjë që na bën të ndihemi mirë. Në njëfarë mënyre, ne po realizojmë hapa që shënjojnë njëfarë integrimi de facto. Dhe kjo qasje, ky integrim de facto në BE, besoj që është rruga më e drejtë për të arritur dalëngadalë e të sigurt drejt integrimit de jure.

Hapja e Zyrës Ndërlidhëse të EUROPOL-it në Tiranë, është dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar dhe kërcënimet e tjera që rrjedhin prej tij.

Gent Strazimiri: E verteta e hidhur qw fshihet pas hapjes se zyres se Europolit ne Tirane
: Me demek, meqenëse “D.E.A.” amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi “integruar de facto në SHBA”, madje për meritë të Saje qorrit, “të pandehurit” më të suksesshëm që keni patur?!
E vërteta është krejt e kundërta!
Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!
Askush prej partnerëve nuk ka fonde e njerëz tepër, për t’i angazhuar në një vend ku policia e bën vetë punën e saj, kontrollon vetë territorin, godet vetë kontigjentin kriminal, si deri në vitin 2013 kur Policia e Shtetit dërgonte oficerë të infiltruar për ndihmë në BE, në luftën kundër organizatave kriminale shqiptare.
E vërteta është se:
– prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët.
* prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky vend nuk i ruan dot kufinjtë e vet.
* prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofkull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë!
Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë krimnaliteti!