Mbyllet mbledhja e Bashës me krerët e bashkive të djathta. Merret vendimi, ja çfarë pritet të ndodh me aksionin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përfunduar pak minuta më parë mbledhjen me krerët e bashkive të djathta.

Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu mësohet se në qendër të diskutimit ka qenë vijueshmëria e aksionit opozitar.

Burime nga PD-ja tregojnë se ky është një takim konsultativ, që vjen në vazhdën e takimeve të z.Basha në rrethe.

“Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar”, thanë të njëjtat burime.

Ndërkohë, po ashtu bëhet me dije se opozita do vijojë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.