Hapja e 11 kutive| Eno Bozdo: Asgjë e re! Priten prova të tjera manipulimi

Për PD hapja e 11 kutive të Lezhës nga KQZ nuk përbën asnjë gjë të re. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-zv/ministri i Energjisë Eno Bozdo u shpreh se KQZ ka mbajtur një rol qesharak në këtë proces zgjedhor.

Bozdo: Lajmi i 11 kutive nuk përbën ndonjë gjë të re në këtë rast. Kështu që do të shikojmë sesi do të zhvillohen ngjarjet. KQZ në qëndrimin tonë ka qenë e skalionuar politikisht fort. Ka mbajtur një rol qesharak në të gjitha raportimet që jepte gjatë ditës së votimit. E paaftë edhe politikisht për të menaxhuar atë ditë. Një instrument më shumë që mazhoranca edhe kur i bën zgjedhjet më vete është e paaftë të sigurojë një minimum standardesh të zgjedhjeve të lira dhe të demokratik. Imagjinoni çfarë do të kishte ndodhur nëse opozita do të ishte në zgjedhje.

Bozdo paralajmëroi prova të reja për manipulimin e votave të 30 qershorit.

Bozdo: Do ketë edhe prova të tjera, prova të forta që vërtetojnë katërcipërisht manipulimin thelbësor që ka ndodhur atje, që është manipulimi me shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje.