Juristja shumë e dashur për publikun, Eni Çobani ka treguar se ka talent në muzikë. Eni ishte e ftuar në “Miss Shqipëria 2019”, ku performoi në skenë së bashku me Irma Libohovën.
Juristja i mahniti të gjithë duke kënduar kështu për herë të parë me zërin e saj brilant.
“Bashkepunim me shpirt dhe dashuri Irma Libohova Enis Mullaj per mua eshte e paharrueshme”, shkruan Eni krah videos së postuar në Instagram.
Juristja ka marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit të cilët i shkruajnë se ka një zë të mrekullueshëm.