Pogradec: përplasen dy makina, 6 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Nga informacionet dyshohet se janë lënduar 6 persona si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Aksidenti mendohet se ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shiut.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.