Infermierja që u shpëtoi 3 mbytjeve të anijeve më të mëdha në histori

Violet Constance Jessop, një infermiere që ka shërbyer në 3 anije: Titanik, Olimpik dhe Britanik. Të treja anijet u mbytën, por jo Violeta, shkruan Gazeta Metro.

Violeta ishte një stjuardesë dhe infermiere irlandeze, e cila është e njohur për mbijetesën pas mbytjes së anijës së famshme “Titanic” dhe anijes tjetër “Britannic” në vitin 1912 dhe 1916. Përveç kësaj, ajo kishte qenë në bord edhe të anijes “Olympic”, më i madhi i tre anijeve, kur u përplas me një luftanije britanike në 1911.

Ajo hipi në “Titanic” si infermiere më 10 prill 1912, në moshën 24 vjeçare. Katër ditë më vonë, më 14 prill, anija goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut, ku “Titanc” u shkatërrua pak më shumë se dy orë pas përplasjes.Jessop përshkroi në kujtimet e saj se atë ditë po shërbente si përkthyese e anglishtes për ata që nuk kuptonin.