VIDEO | Për tu mos e humbur, ja si ‘skifteri’ shqiptar vjedh çantën brenda makinës së parkuar

Nuk janë të rralla rastet kur thyhen xhamat e veturave me qëllime për të vjedhur gjërat e vlershme brenda saj port ë rralla janë pamje të tilla si këto në videon e mëposhtme.

Pamjet janë bërë virale në internet teksa sipas mediave kosovare ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit ku një person ka thyer xhamin e një veture dhe ka vjedhur një qantë që ndodhej brenda saj.

Thuhet se rasti ka ndodhur në parkingun e “Abi Çarshia” në Prizren. Përmes kësaj videoje mund të shihet se si ai person kryen vjedhjen pasi qëndron për më shumë se një minutë duke ‘studiuar terrenin’.