Sport | Fenerbahce dhe Arsenali bëjnë plane për Ozilin

Fernerbahçe është duke bërë planin për të transferuar në ekip mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Mediat turke thonë se Ozili që nga fëmijëria është fans i Fenerbahçes dhe ekipi turk po mundohet ta sjellë në ekip mesfushorin si huazim.

Ozili fiton rreth 13.5 milionë euro të Arsenali, ndërsa Fenerbahçe është duke u munduar ta transferojë lojtarin për 8 milionë euro.

Arsenali do të paguaj 5.5 milionë eurot e mbetura.

Ozili po vazhdon të qëndrojë të Arsenali dhe e pranon se e dëshiron jetën në Angli.