Nur | 4 vajërat bimorë që do të transformojnë trupin tuaj brenda një muaji

Vitet e fundit dëgjojmë të flitet gjithmonë e më shumë për vajërat bimorë dhe për efektet e tyre të dobishme në organizëm. Ky trend i ardhur në Shqipëri ndoshta më vonë se në kultura e vende të tjera, tashmë është kthyer në një ritual të përditshëm përkujdesjeje dhe mirëqenieje, aq sa mund të themi me plot gojë që vajërat bimorë janë mjekësia e së ardhmes. Të pasur me acide yndyrore Omega-3, përbërës me veti antioksiduese dhe antiinflamatore, këta vajëra kurues mund të përdoren për: tonifikim, shërim të plagëve, trajtim të lëkurës, hidratim, heqjen e njollave etj.

1.Vaj susami për të zbardhur dhëmbët: Vaji i susamit njihet për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike dhe antiinflamatore. Nëse doni të keni dhëmbë më të bardhë, fërkojini ata me vaj susami. Mund të përdorni furçën e zakonshme të dhëmbëve ose t’i lyeni me gishta. Trajtimi duhet ndjekur një muaj rresht.

 

2.Vaji kastori për qerpikë dhe vetulla më të dendura: Vaji i kastorit nuk mund të ngatërrohet lehtë me vajërat e tjerë falë aromës së tij karakteristike. Është i pasur me vitaminë E, acide yndyore Omega 6, proteina dhe përbërës të tjerë që pentetrojnë qimet dhe ndihmojnë në hidratimin dhe rritjen e tyre. Lyeni qerpikët dhe vetullat me vaj kastori çdo mbrëmje para se të bini gjumë. Mund ta bëni këtë gjë edhe gjatë ditës pasi ky vaj i mbron nga thatësia, rënia dhe rrezet e diellit.

3.Vaj lini për detoksikimin e trupit: Vaji i linit është një oazë e vërtetë mirëqenieje. Përdorimi i përditshëm i tij redukton problemet kardiovaskulare duke ushtruar veprim antitrombozë, përmirëson qarkullimin e gjakut, zgjeron enët e gjakut etj. Por, veprimi i tij më i rëndësishëm është detoksikimi i trupit. Konsumi i vazhdueshëm i tij eleminon toksinat dhe mbetjet e tjera nga organizmi duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien në peshë. Pijeni esëll çdo mëngjes, ose mund ta shtoni në smoothien tuaj të preferuar.

 

4.Vaj i pemës së çajit kundër akneve në fytyrë: Të lodhura nga aknet e shëmtuara që duket sikur nuk do të lënë kurrë të qetë fytyrën tuaj ? Ka ardhur koha të përdorni vaj të pemës së çaji për t’i trajtuar ato. Ky vaj ka veti antibakteriale, veti antiinflamatore, veti antiseptike dhe antimykotike etj. Për të luftuar puçrat mund të përgatisni një maskë me 1 lugë gjelle mjaltë, xhel Aloe Vera dhe disa pika vaj të pemës së çajit dhe ta aplikoni çdo mbrëmje, duke e mbajtur në fytyrë për 20-30 minuta.