A po shkatërrohet Shqipëria?

Nga Indrit Vokshi

Sipas Eurostat, numri i azilkerkuesve shqiptare eshte; 69 mije per vitin 2015, 33 mije per 2016, 26 mije per 2017, 19 mije per 2018. Ne total jane 147 mije shqiptare te larguar te larguar ne 4 vite. Jane 5 perqind e popullsise qe jeton ketu, jane 10 perqind e krahut te punes. Pa llogaritur te tjeret te cilet jane larguar por nuk kane kerkuar azil.

Ky eshte nje problem shume i rrezikshem gjeopolitik per çdo komb, jo vetem per ne. Shqiperia goditet ne strukturen ekonomike dhe demografike dhe ne vend qe te ece ne rrugen e ngritjes, thellon rrenimin.

Ia zvogelon Shqiperise shanset e ngritjes, sepse ikin te rinjt te talentuar. Ikin ata qe mund te ndertojne ekonomi e profesione. Vetem kur i shohim te suksesshem ne nje vend tjeter dhe pastaj nxitojme te jemi krenare me ta.

I kemi marre si me shaka zhvillimet ne vendin tone, duke thene se ne gjithmone keq kemi qene, se smund te behet me keq se kaq. Por ja qe e keqja nuk ka fund.

Vala e emigracionit e vitit 1991-1992 ndodhi nga nje traume. Vala e 1997 dhe e pas 1997 ndodhi perseri nga nje trume. Po kjo vale nga cfare po ndodhi? Cila eshte trauma ne kete rast?

Ne konceptim tim, Shqiperia ka nevoje per qeveri kombetarise dhe proteksionizem te pjesshem me qellim per ta ngritur edhe njehere kombin dhe per ta hedhur mandej ne tregun e lire sipas kuptimit ekonomik-liberal.

Tre pikat jane:

– Fondi Kombetar per mbeshtetjen e familjeve te reja.
– Fondi Kombetar per mbeshtetjen e iniciatives ne biznes.
– Fondi Kombetar per mbeshtetjen e studenteve te mire.

E gjitha kjo si nje faze tranzitore disa vjeçare me qellim rivitalizimin dhe ndertimin e nje kapitalizmi funksional.