Protestat ndezin Beogradin, kërkohet largimi i Vuçiç

Mijëra qytetarë serb, mes tyre arsimtarë, të rinj dhe aktivistë politikë, protestuan të shtunën para parlamentit kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.

Protesta e quajtur “një në 5 milionë”, vijoi në javën e 31 të saj. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku kërkohej largimi i presidentit serb Vuçiç, qeverisë së tij, liri në media dhe në zgjedhje.

Tubuesit akuzuan presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë përmes kontrollit të rreptë të medias. Organizatorët e protestës këtë herë u fokusuan tek mesazhet më politike, duke apeluar për ndryshimin e kodit elektoral për të shmangur manipulimet në zgjedhjet e radhës.

Për herë të parë ata folën edhe për taksën 100% ndaj mallrave serbe të vendosur nga Prishtina zrtare që prej nëntorit të kaluar.

Organizatorët e kësaj proteste paralajmëruar edhe mbajtjen e tubimit të radhës, të shtunën e ardhshme.