FOTO LAJM | Ja disa nga misteret më të çuditshme në botë

Bota ka plot çudira dhe mistere, per te cilat shkencëtarët kanë ofruar sqarime të besueshme dhe të mundshme por nuk mund të thuhet saktë dhe të gjendet sqarim i plotë pavarësisht nga koha që shkencëtarët i kanë kushtuar. Por ato që do t’ju tregojmë mëposhtë do t’ju habisin në të vërtetë.
Në pjesën egjiptiane të shkretëtirës së Saharës, është Nabta, ku shtrihen gurët më të vjetër astronomik në botë. Një mijë vjet para Stonehengut, njerëzit i kanë vendosur këta gurë në rreth në bregun e liqenit që para shumë kohësh është tharë. Këto gurë, të lartë tre metra janë sjellë këtu që para 6.000 vjetëve. Edhe pse sot kjo pjesë e Egjiptit është shkretëtirë pa të reshura, këtu dikur kanë jetuar bizonët e zhdukur. Gërmimet tregojnë dhe dëshmojnë se kjo trevë dikur ka qenë mjaft e populluar. Pyetja se për çfarë shërbejnë këta gurë, akoma nuk ka marrë përgjigjen e duhur. Përderisa disa mendojnë se ka shërbyer si kalendar, të tjerët mendojnë se këtu janë sjellë viktimat-kurbanet e zotërave.
Në shekullin e XVI zëvendës-mbret i Perusë mbahet në zyrën e tij një copë shkëmbi, i cili brenda strukturës së tij kishtë dy gozhdë celiku 45 cm të gjat, të gjetura në minierat lokale. Skeptikët besojnë se kjo dukuri dhe shumë gjëra të tjera mund të shpjegohet me shkaqe natyrore: një lloj i veçantë kristalizimi mineralesh, mund të cojë në formimin e bërthamës së pirit në poret midis kristaleve. Nga kjo mendohet se mund të jenë krijuar edhe këto dy gozhdë prej celiku, të cilat prej mijëra vitesh mendohen se ndodhen brenda gurit.
Kjo pjatë prej guri është e vjetër 12.000 vjet dhe është zbuluar në Nepal. Sipas të gjitha gjasave nuk është vetëm Egjipti i vizituar nga “ata të gjelbrit e vegjël”. Në pjatë duket anija fluturuese në formë disku por edhe figura që përkujton në gjallesën e ngjashme me njeriun që vjen nga gjithësia.
Ekziston legjenda për njerëzit flokëkuq të gjatë 3.6 metra që kanë jetuar në Nevada. Legjenda për këta njerëz është transmetuar nga fiset indiane. Gërmimet e mëvonshme në territorin e Nevadës kanë rezultuar me gjetjen e nofullave të mëdha dhe të dy skeleteve. Njëri nga këta skelete është i gjatë 2.8 metra, ndërsa tjetri është 3 metra.
Buzë bregut kubanez në disa vende ndodhen piramidat e fundosura. Ato i kanë zbuluar arkeologët amerikan dhe menjëherë kanë alarmuar se e kanë zbuluar Atlantidën. Nuk ekzistojnë të dhëna të shënuara se për cilin qytet mund të bëhet fjalë, ndaj mbeten vetëm supozimet.
Këto gjigandët fosile u zbuluan gjatë minierave në Antrim të Irlandës në vitin 1895. Gjatësia e tyre është më shumë se 3.6 metra. Kjo foto e revistës britanike “Strand”, dhjetor 1895, tregon lartësinë , 3.6 metra këmbët dhe përmasat e tjera të trupit, që krahasuar me njerëzit e sotëm, këta janë me padyshim gjigandë.