Dy tre mësime nga Greqia

Nga Prof. Nezir Kraki
1. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajten dje janë thirrë nga qeveria. Dmth kryeministri Tsipras, edhe pse keq ne sondazhe dhe duke e ditë që nuk ka gjasa t’i fitojë i thirri dhe i organizoi zgjedhjet. Kështu ai e vendosi demokracinë dhe legjitimitetin e qeverisë përpara interesit personal.
Mendoni një sekond për Shqipërinë dhe Kosovën me qeveri jolegjitime, ku zgjedhjet s’kane asnjë kuptim dhe ku liderët e çojnë popullin deri në konfrontim për ruajtjen e posteve.

2. E majta ekstreme e Alexis Tsipras e humbi pushtetin sepse nuk arriti t’i konkretizonte premtimet e saja më shumë ideologjike sesa logjike.
Kam vite që them se ideologjia nuk zgjidh probleme konkrete. Prandaj politikat e fundit të Tsipras ishin gati të djathta.

3. E djathta normale u rikthye në pushtet dhe e majta normale u zhduk nga skena.
Tash, e majta ekstreme e Tsipras do kthehet në të majtën normale greke (më pak ideologji, më shumë pragmatizem).

3. E djathta ekstreme dhe neonaziste u fundos gati totalisht sepse njerëzit e kuptuan që urrejtja nuk është program politik. Ky është lajm pozitiv për skenen politike evropiane.

4. Zgjedhjet mbahen, humbësi e uron fituesin. Rezultati pranohet. Rrotacioni politik ndodh pa luftë civile.

Dhe krejt kjo lojë demokratike ndodh në Ballkan, në kufirn tonë.

Ndërkohë, Edi Rama padit Bild-in gjerman për shpifje edhe pse përgjimet tregonin se votat ishin blere.

Ramush Haradinaj qeveris Kosovën me 10% legjitimitet. Në koalicion ka parti që nuk ekzistojnë fare.

Dhe zgjedhjet e parakohshme duken si krim apo luftë civile.

Nejse…