200 mijë qytetarë iu përgjigjën thirrjes së Bashës, në protestë me familjet dhe fëmijët e tyre

Protesta e sotme e opozitës, e dhjeta që prej 16 shkurtit, përveçse madhështore, ishte edhe shumë paqësore.

Edhe këtë herë, qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjes së kreut të PD, Lulzim Basha për të dalë në protestë me familjet dhe fëmijët e tyre.

Pavërisht skeptikëve dhe disfatistëve, edhe brenda PD, Basha tregoi një lidership të paparë më parë.

Pjesëmarrja masive e qytetarëve është një fakt që nuk mund të fshihet tashmë as nga mazhoranca dhe as nga mediat afër saj. As droni i Top Channel e as Klan nuk bëri foto parakohe sot.Si asnjëherë më parë, qytetarët kanë marrë pjesë në protestë duke mbushur jo vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Sheshi Nënë Tereza, zonën përreth Piramidës, Kryesisë së Kuvendit dhe deri në sheshin “Skënderbej”.

Pjesëmarrja masive, paqësore, kreative është më shumë edhe se protesta e 21 qershorit është fitorja e opozitës që de fakto është maxhorancë 85 % dhe ky është mesazhi kryesor i Protestës, pas 30 qershorit. Kjo është prova që konfirmon se mbështetja qytetare për opoziten eshte rritur qindra fish pas gjashtë muaj protesta të pandërprera.