Zef Preçi: Respekte për Tsipras, ne nuk mësuam asgjë nga reformat e tij!

Nga Zef Preçi, ekonomist |

Pa diskutim qe Tsipras ishte dhe mbetet nje politikan reformator qe beri me te miren per vendin e vet. Por si cdo lider politik, edhe mbeshtetja publike ndaj tij njeh rritje-uljet e veta dhe mençuria e liderit (kur eshte i tille) eshte te kuptojne momentin historik te daljes nga skena dhe ta realizojne kete akt me elegancen e duhur. Askush nuk mund te thote ne Greqi dhe jashte saj se Tsipras nuk respektoi dhe nuk respekton rregullat e demokracise dhe per kete meriton respekt e mirenjohje ne perendim te karrieres se tij politike.

Po lider(r)at tone si nuk mesuan asgje edhe 30 vjet nga fillimi i ndryshimit te sistemit? Si mbeten peng i bizantinizmave dhe jane gati te djegin edhe skenen politike megjithe popullin protestues vetem qe te mos dalin demokratikisht prej saj? Fundja si mund te kene frike nga zgjedhjet e parakohshme politike, te cilat mbeten mekanizmi i vetem demokratik qe garanton rotacion ose rikonfirmim paqesor dhe institucione te besueshme qeverisjeje? Argumentet mund te jene te ndryshme, qe nga kultura e manget demokratike deri te mentaliteti diktatorial qe gjallon ne “mind set”-in e tyre, qe nga pazotesua per kompromise parimore deri te perfshirja e tyre dhe venia nen kontrollin e krimit te organizuar… Une besoj se jane pak nga te gjitha…
Respekte per Tsipras, per gjithcka te mire beri qeveria e tij ne dobi te popullit Grek!