Korrupsioni me kabllorët tek AMA, gjykata jep masën e sigurisë për 8 të arrestuarit

Është dhënë masa e sigurisë për 8 personat të cilët u ndaluan nga operacioni policor Krasta, për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm në Autoritetin e Mediave Audiovizive në qytetin e Elbasanit.

Gjykata e Apelit të Durrësit ka dhënë masën detyrim paraqitje për 7 personat e ndaluar e ndërkohë që vetëm për

Andrea Nathanalin është dhënë masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie‘.

Emrat
1. Bledar Karaj, përfaqësues i TV kabllor “Brado” në Bradashesh
2. Adem Boriçi, pronar i televizionit privat kabllor “Brado” me frekuencë në Bradashesh/ Licensën e ka marrë në vitin 2011
3. Andrea Nathanaili, ish-Këshilltar në AMA
4. Suela Musta, anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive
5. Izmir Hajdari, gazetar dhe ish-inspektor i AMA-s
6. Artan Drazhi, lindur dhe banues në Elbasan,
7. Shkëlqim Sula, u shpall në kërkim
8. Ervin Tahiri, pronar i TV kabllor “Tata Junior”, Tropojë