Këshilla| Lëkurë e shëndetshme apo lëkurë e errët?

Kanceri i lëkurës është kanceri më i përhapur. Kanceri i lëkurës shfaqet në pjesën sipërfaqësore të lëkurës dhe mund të shërohet lehtë, nëse zbulohet në kohë.

Lloji më i keq i kancerit të lëkurës i quajtur melanoma malinje i cili përhapet më tepër. Rrezet ultravioletë ( rrezet UV) ose ekspozimi i tepërt në diell është një nga faktorët për shfaqjen e këtij lloj kanceri.

Prandaj, para se ti dorëzoheni plotësisht diellit, mendoni për shëndetin tuaj.
Ruajeni lëkurën të shëndetshme dhe mos kërkoni ta errësoni atë.
Mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje është shmangia e ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve të diellit. Është provuar mjekësisht se rrezet ultravioletë (UV) e dëmtojnë lëkurën dhe me kalimin e kohës shkaktojnë shfaqjen e kancerit të lëkurës.

– Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell për një kohë të gjatë.
– Përdorni kapele të cilat e mbrojnë fytyrën dhe veshët tuaj.
– Vishni këmisha me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata të lehta për ti mbrojtur krahët dhe këmbët tuaja. Përdorni krem me faktor mbrojtës. Kremin aplikojeni 30 minuta para se të ekspozoheni ndaj diellit.
– Përdorni syze dielli.
– Shmangni ekspozimin në diell gjatë orës 10-16pm.
– Nëse vereni ndonjë ndryshim në lëkurë, menjëherë kontaktoni me doktorin tuaj.