A ekziston “Deep State” në opozitë?

Indrit Vokshi

(Pjesa II – Shkatërrimi i Opozitës)

5 korrik 2019

Përpara se të tregojmë sesi në Shqipëri po rrezikohet ekzistenca e opozitës me qëllim shfarosjen e çdo alternative ndaj “Deep State”, le ti rikthehemi edhe njëherë konceptit.

Termi “Deep State” vjen nga turqishtja “Derin Devlet” që në shqip përkthehet “Shteti i Thellë”, shteti që nuk shihet, shteti jopublik, shteti i fshehur të cilin qytetarët nuk e njohin. Është ajo krijesë e djallëzuar e cila zyrtarët publikë, titullarët e organeve shtetërore, kryeministrat, presidentët, ministrat, deputetët, kryebashkiakët, i ka si kukulla të vetat; ata vetëm firmosin për të.

Nën një regjim të tipit Deep State, qendra e pushtetit nuk janë më institucionet; institucionet janë mjete që i shërbejnë strukturës okulte, të cilës thjesht i duhet autoriteti i firmës dhe uniforma e institucionit. Qendra e pushtetit transferohet diku tjetër jashtë institucioneve dhe jashtë përgjegjësisë për të dhënë llogari.

Atyre që do nxitohen të më akuzojnë se kjo është thjesht një tjetër teori konspiracioni, siç qenka përshembull roli i Sorosit në mbështetje të Kryeministrit Rama për kapjen totale të Reformës në Drejtesi u përgjigjem krejt shkurt: E kanë gabim.

Për dy arsye të thjeshta: E para, është mëse e qartë që Fondacioni Soros dhe gjithë kukullat e tij e ndihmuan Ramën të kapë gjyqësorin.

Dhe po, Deep State ekziston. Ai nuk është një mit. Ai rrethohet nga një kurore mistike, por është plotesisht real. A nuk janë fundja mitet, siç thotë Georges Sorel, “shprehje të një vullneti për të vepruar”, plotësisht e kundërta e utopive?

Shteti i nëndheshëm nuk është një ëndërr. Ai është vullnet po aq sa është veprim. Shteti i nëndheshëm është një realitet okult që e ka kapur Shqipërinë për fyti. Nuk do të na shpëtojë aspak injorimi i këtij realiteti, me thirrjen: “Bëje o Zot të jetë ëndërr!”

Në Tiranë ekzistojnë tri kryeqendra publike, pra jo okulte, te pushteti politik; ato janë selia e Partisë Demokratike, selia e Partisë Socialiste dhe selia e LSI-së. Nëntoka e politikës, ajo e krimit, ajo e parave të pista dhe e konçensioneve miliardëshe, duam apo nuk duam ne, do të kërkojë oksigjen nëpërmjet njërës apo disa prej këtyre qendrave. Midis nëntokës së krimit dhe sipërfaqes së politikës gjallon Deep State – shteti i nëndheshëm.

Të më falin socialistët e ndershëm, që e di që ekzistojnë: Makineria politike që aktualisht i jep legjitimimin dhe oksigjenin për të frymuar shtetit të nëndheshëm është Partia Socialiste e Shqipërisë.

Deep State funksionon si një organizatë sekrete brenda shtetit; atij i leverdis jashtëzakonisht shumë një parti-shtet, pra ajo në të cilën sot është shndërruar Partia Socialiste me 61 bashkitë që qeveris. Një parti, e cila tashmë nuk u shërben as shqiptarëve të thjeshtë, as socialistëve të ndershëm, por një kupole të superkorruptuar që quhet Rilindje.

Në këtë pikë, është i nevojshëm një sqarim: Koncepti i Deep State në botën perëndimore ndryshon thelbësisht nga krijesa monstruoze që ka (ri)lindur në Shqipëri: në Perëndim, Deep State përbëhet nga shtetarë, diplomatë, ushtarakë të pushtetshëm, të cilët e kontrollojnë dhe drejtojnë shtetin nga brenda shtetit, jashtë llogaridhënies demokratike. Ky term nuk përdorej shpesh në politikën amerikane, deri kur u popullarizua në vitin 2016 nga Breitbart News, dhe që andej nga Presidenti i SHBA Donald Trump. Varianti shqiptar Deep State është, për fatin tonë të keq, diçka shumë më monstruoze sesa struktura okulte amerikane; është simbioza korruptive e pushtetit politik me oligarkët dhe krimin e organizuar.

Nëse kërkoni shembuj konkretë të Deep State, do ti gjeni jo më larg se tek pragu i derës: që prej dy vjetësh Deep State kërkon të shembë Teatrin Kombëtar, për të ndërtuar, para syve të të gjithëve në tokë publike, një biznes privat për interesa korruptive. Që prej një viti Deep State dëshiron të nxjerrë në rrugë banorët e Unazës së Re që aty të ndërtohen disa pallate, nën pretekstin e një projekti infrastrukture me kosto sa dhjetëfishi i çmimeve të tregut. Deep State shkoi deri aty sa të fallsifikonte firmën e Guvernatorit të Shtetit të Delaware në SHBA, thjesht për të krijuar idenë se kompanitë prej letre që do të fitojnë miliona dollarë janë firma serioze. Deep State ka lidhur kontrata konçensionare me shtetin shqiptar në vlerë miliarda dollarësh; nëse kjo nuk ndalet, për Deep State do paguajmë taksa ne shqiptarët dhe fëmijët, e ndoshta edhe fëmijët e fëmijëve tanë.

Deep State ka synime te qarta; venien nën kontroll te resurseve strategjike: kontroll i kombinuar politik, ekonomik; njerezit e duhur ne pozicionet e duhura.

Shteti shqiptar -“the Shallow State”- ka një personalitet juridik, ka disa arsye dhe qëllime pse ekziston. Këto qëllime shprehen në Kushtetutën dhe në ligjet e vendit. Kushtetuta synon që përmes organeve të shtetit t’u jetësoje dhe t’u konkretizoje shtetasve ato të drejta e liri të proklamuara në letër.

Shteti është formalisht dhe praktikisht mbrojtës i lirisë dhe i sigurisë së pronës, i sigurisë juridike, shteti përcaktohet si garantues i lirisë së shprehjes dhe i mbrojtjes së iniciatives për biznes. Ato çfare shkruhen në leter, shteti duhet t’ua mbrojë shqiptarëve në realitetin e përditshëm.

Shteti i thellë i krimit ka synime diametralisht të kundërta me shtetin e ceket të shqiptarëve. Deep State kërkon territorin e Shqiperisë, portet, aeroportet, pikat doganore, kërkon parlamentin dhe qeverinë sepse paratë e taksave dhe buxhetit i duhet t’ia ndajë klienteles dhe vetes për tu fuqizuar dhe për të mos u larguar kurrë nga pushteti.

Pikë kryesore e Deep State është kapja e ekonomisë, sepse ekonomia i garanton paratë. Pastaj kërkon bankat, pikat e këmbimit dhe të gjitha institucionet financiare që paranë e paligjshme ta pastrojë dhe ta qarkullojë pa pengesa. Për arritjen e këtyre synimeve, Deep State ka interes thelbësor të shkatërrojë çdo organ shteteror dhe të largojë prej tyre çdo individ i cili mund të synoje të punojë për interesa të kushtetuetshmërisë dhe ligjshmerinë dhe, për t’i garantuar popullit në realitet të drejtat që Kushtetuta ia jep në letër.

Për qëllimet e veta Deep State, si organizatë brenda shtetit, duhet ta ketë patjetër nën kontroll sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjykatat që të përndjekë dhe ti dënojë rivalet nga njëra anë, si edhe të mbrojë veprimet e veta nga ana tjeter. Pengesë në këto synime Deep State ka opozitën politike dhe qytetare. Opozita politike si një institucion shoqëror i cili synon pushtet dhe synon të drejtoje shtetin, has ketu në një rivalitet te natyrshëm me Deep State, pasi Deep State nuk pranon ta ndajë pushtetin me asnjë organizate apo organizem tjetër. Demokracia dhe parimet e saj nuk kanë asnjë rëndesi dhe s’kemi pse e marrim personale, është thjesht biznes.

Ne Shqiperi Deep State investoi fuqishëm tek Partia Socialiste për ta shnderruar atë në një fasade politike të synimeve të veta kriminale. Jo se partite dhe pushtetet e tjera nuk kanë pasur flirte me të; por asnjë parti dhe qendër pushteti në historinë e Shqipërisë nuk ka pranuar të përdoret dhe të dorëzohet deri në ketë nivel sa Partia Socialiste e Shqipërise dhe tek sekti që e dominon atë, Rilindja.

Me investim te sigurt tek Partia Socialiste, Deep State i shpalli partitë e tjera të panevojshme. Nuk kishte nevojë te investonte tek partitë e tjera për ta kërcënuar Partinë Socialiste në momentin kur ajo nuk do t’i bindej, sepse tashme Deep State nuk ishte thjesht në marrëdhenie biznesi me ketë parti por, ishte vetë partia dhe e kishte marrë nën pronësi atë.

Qendra tjetër e pushtetit në Tiranë, Partia Demokratike, doli në opozitë nga një goditje e rëndë elektorale në vitin 2013. Ku jemi tani, 5 vjet me vonë? Synimi i Deep State tashmë është i artikuluar publikisht: Partinë Demokratike ta kthejmë ne shoqatë. Në secilin vend demokratik dhe për çdo mendësi demokratike ky artikulim do të quhej skandaloz por, siç edhe e thamë, per Deep State kjo nuk është asgjë personale: thjesht biznes.

Kësisoj, Partia Demokratike përfaqesuesja më e madhe e opozitës politike ndaj pushtetit gjigand të Deep State të paketuar leverdisshëm si PS, gjendet në pozita rreziku ekzistencial.

Propaganda dhe media e Deep State, e gjitha në shërbim të pushtetit të kësaj organizate, e godit fort dhe sistematikisht opoziten ne narrativen e debatit publik. Me pathos dhe me intensitet të jashtëzakonshëm, media, emisione, analistë, gazetarët bedelë të Rilindjes bedele, kujdesen që diskutimi publik të mos fokusohet më në lirinë dhe demokracinë, në ndarjen e pushteteve, në parimet e llogaridheniës politike dhe publike.

Ndodh saktësisht e kundërta. Debati bëhet nëse duhen përdorur apo jo mënyra, mjete dhe akte të jashtëzakonshme “Për të rikuperuar dëmet që politika i ka shkaktuar Shqipërisë në këto 25 vitet e fundit”. Pra diskutohet nëse ia vlen që kushtetuta dhe ligjet të shkelen sepse dëmi shkaktuar nga PD në të shkuarën është aq i madh. Fabrikohet mendimi se per gjendjen e jashtezakonshme duhen metoda te jashtezakonshme, sepse rrenimi i 25 viteve ka qene aq i thelle sa ne menyre kushtetuese ai nuk mund te rikuperohet. Cdo dem i bere ne te shkuaren eshte bere per shkak te veprimeve antikushtetuese e anti ligjore, ndaj mund te rikuperohet vetem me kushtetutshmeri dhe ligjshmeri, jo me paligjshmeri. Eshte njelloj si te tentosh ta sherosh semundjen me virusin qe e ka shkaktuar, jo me ilac. Po kjo eshte dinakeria e Deep State per te justifikuar paligjshmerine.

PD e ka te te veshtire t’i kundervihet kesaj, sepse ajo shpallet dhe rishpallet cdo nate si fajtorja se pse Shqiperia ndodhet ne kete gjendje, packa se sekondi i fundit kur ajo ishte ne pushtet ishte plot gjysem dekade me pare.

Duke shpallur opoziten si shkaktare e cdo te keqeje te ndodhur ne kete vend, e qe do ti ndodhe ketij vendi, shqiptareve u jepen dy kumte; kumti i pare eshte se kjo opozite nuk ka te drejte te ankohet e aq me pak te pretendoje pushtetin sepse eshte ajo vete shkaktarja e te gjitha te keqiave.

Cfaredo qe te beje keq qeveria e sotme e Deep State, perseri nuk ka bere me keq se qeveria e djeshme e partise tjeter –dhe ja ku u krijua miti se opozita eshte e keqja e madhe e shoqerise.

Kumti i dyte eshte, se meqe kjo opozite nuk ka te drejte te pretendoje asgje, vendit na i duhet nje opozite e re. U fabrikua dhe u mboll thelle mendimi se kryeministrin e Deep State nuk meriton ta zevendesoje ne pushtet askush. Pra propaganda e Deep State ne media i shtyn njerezit te mendojne se jo-politikani i jashtezakonshem Rama nuk mund te zevendesohet nga asnje politikan i zakonshem, se rotacioni politik nuk qenka aq i domosdoshem, dhe se opozita historike tejet destruktive, eshte dicka qe mund te zevendesohet brenda dy muajsh me nje opozite tjeter shume konstruktive.

Jo-politikanin Rama mund ta zevendesonje vetem dikush me atributet e Jezusit. Dhe meqe nje Jezus te tille nuk ekziston (pavaresisht mesianizmit infantil te Erion Velise), Rama vazhdon i vetem rrugen drejt qiellit.

Ne pretendimin se Shqiperise i duhet nje opozite e re sepse aktualja i ka humbur te drejtat per te pretenduar roline e saj kushtetues, Deep State ka investuar seriozisht.

Pas Shqiperise se Rilindur, Edi Rama krijoi “opoziten qe duam”; me firma socialistësh dhe e regjistroi atë si parti politike në emër të Astrit Patozit jashtë afateve ligjore dhe në kundërshtim me ligjin, për t’i thënë opinionit ndërkombëtar se po kandidoj përballë partisë së krijuar nga ish-nënkryetari i partisë e cila nuk pranon hyrjen në zgjedhje. Propaganda e Rilindjes si Rilindje e Propagandës u ra daulleve të saj shurdhurese për ta paraqitur krizën shqiptare si problem të brendshëm të PD, ku një fraksion pranon të futet në zgjedhje, ndërsa fraksioni tjetër prej “frikës nga reforma” nuk pranon zgjedhjet.

Linja zyrtare e partisë “Bindja” (pa kushte) ndaj Deep State ishte se me Ramën mund të bëhen zgjedhje, prandaj ata do të kandidojnë, ndërsa PD e cila nuk kandidon, ka frikë nga zgjedhjet dhe nuk ofron zgjidhje. Por vetë Shteti i Futjes Thellë e poshtëroi Bindjen pa Kushte me 30 qershor duke i vjedhur e manipuluar votat e duke shtuar mbi 100.000 vota më shumë se votues dhe duke ia diskretituar arsyetimin.

Ndërkaq shqiptarët masivisht nuk votojnë më. Për Deep State ky nuk është as lajm i mirë, as lajm i keq. Për Deep State ky nuk është problem; asgjë personale, është thjesht biznes! Deep State e bën opozitën vetë, voton vetë, numëron edhe vetë, bën gabime aritmetike po vetë, i korrigjon ato gjithashtu vetë. Deep State tashmë ka dalë në sipërfaqe.

Përballja me të nuk ka për të qenë e nëndheshme!