Tirani i Tiranës, po përdor misionin Euralius!



Nga Indrit Vokshi

Pas Arta Markut e cila u zgjodh në kundërshtim me Kushtetutën sepse grupet kriminale donin të transferonin prokurorë sipas interesave; “ma hiq ketë prokuror nga ky rreth, më bjer ketë tjetrin”, vjen shkelja e rradhës.

Euralius me porosi nga lart e iniciativë nga poshtë, ka rekomanduar “Gjykatë të Lartë të Përkohëshme”, pa i zgjedhur gjyqtarët siç e kërkon Kushtetuta. Duan t’i emërojnë me delegim.

Shqipëria ka vuajtur pikërisht nga antikushtetutshmëria. Dhe problemet e shkaktuara nga antikishtetutshmëria dhe moszbatimi i ligjit, smund të zgjidhen me antikushtetutshmëri e me moszbatim të ligjit. Sëmundja smund të luftohet me virusin që e ka shkaktuar atë por, me ilaçin anti-virus.

Pastaj, pas këtyre krimeve kushtetuse, del se ata që kundërshtojnë këto krime kanë frikë nga drejtësia. Me çpo shihet, ata që kundërshtojnë kanë frikë nga padrejtësia, jo nga drejtësia. Kanë frikë se institucionet e drejtësisë siç po konstituohen me padrejtësi, do të përdoren po me padrejtësi, kundër njerëzve të padëshiruar për pushtetin diktatorial.

Euralius janë grup ekspertize, nuk janë Pesë Eforët, ndaj fjala e tyre smund të prevalojë mbi Kushtetutën.