“Photo of the day” dhe luga bosh e shqiptarëve

Nga Patrik Sadikaj

Ndërsa fqinjët tanë, përfshirë dhe vllezërit tanë shqiptarë të Kosovës, mbushën valixhet e tyre me projekte miliona euroshe, kryeministri ynë solli në Tiranë një foto dhe një buzëqeshje të shtirur të kancelares gjermane. Madje për këtë ai nuk e fshehu aspak krenarinë duke I shpërndarë fotot dhe videot herë si Photo of the day e herë si My camera.
Pra, me duar në xhepa shkoi dhe me telefon në dorë u kthye. Asnjë projekt për vendin që ka marrë përsipër të qeverisë. E vetmja që I prishi lumturinë liderit tonë botëror ishte konferenca e përbashkët me kancelaren, sepse në atë foltore të Poznanit u ngjitën vetëm ata që kishin paraqitur projekte për të thithur investime për vendet e tyre. Kështu që në vend të duarboshit Rama në konferencë doli shefi I një vendi të BE, ai I Bullgarisë.
Në tre samitet e fundit për Ballkanin Perëndimor, kemi dalë duarbosh. Nëse në të parin morëm premtime se nëse do dërgonin projekte, atëherë do të kishim financime, në dy të fundit dolëm siç thotë populli: rruar e qethur.
Kryeministri ynë shkoi në Poznan pa asnjë letër në valixhet e tij të mëdha. Asnjë ide që të kthehej në para për Shqipërinë. Në Poznan ai vrapoi nëpër sallën që gëlonte me ide zhvillime nga kryeministra të përgjegjshëm për vendet e tyre, për të kapur foton më të mirë të ditës.
Ah po, kishte dhe një projekt që për kryeministrin nuk është aspak I vogël. Një batutë plot humor që I vodhi Merkelit një buzëqeshje teksa ajo firmoste projektet për Maqedoninë, Serbinë dhe falë Zotit edhe për Kosovën.
Kryeministri të vetmen firmë kishte mbi foton e shkrepur me shumë kujdes nga ndonjë prej ministrave të tij dhe video e kapur nga celulari I ndonjë prej këshilltarëve të tij. Në projektet e investimeve, firma e tij prej artisti nuk u zhgarravit.
Edhe këtë herë dolëm ashtu siç hymë në samit. Me duart në xhepa duke u kënaqur me faktin se edhe këtë herë do I mbushim barkun me lugën bosh shqiptarëve. Deri sa të mbushim lugën, shqiptarët të gëzojnë me Photo of dhe day dhe buzëqeshjen e liderit në ERTV në rubrikën My Camera