Milani shkon në Kosovë, “tërbohen” mediat serbe

Tashmë është e konfirmuar se ekipi legjendar i Milanit më 10 gusht do të jetë në Kosovë për të zhvilluar miqësoren me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Ky lajm ka qenë një “dush i ftohtë” për mediat në Serbi që po mundohen të bëjnë propagandë kundër Kosovës.

Portali racist “Alo” e ka quajtur skandaloze këtë veprim të ekipit italian, shkruan albeu.com

“Skandaloze! Ata vijnë me kënaqësi! Milan luan ndeshje në Prishtinë” , kështu ishte titulli i portalit serb.

Në artikull ata kanë shkruar që Milan duhet të kujtoj që së fundmi kanë transferuar Rade Kruniq, i cili sipas tyre ka lindur në Republikën Srpska në Bosnje.