Qershia, 17 përbërës antioksidues që japin jetë dhe një lëkurë të shëndetshme

Qershia përmban 17 përbërës të ndryshëm antioksidues, të cilët ofrojnë nivelin më të lartë të antioksidantëve krahasuar me frutat e tjetrë.

Antioksidantët janë të njohur për të luftuar efektin e radikaleve të lira, të cilat janë arsyeja e lëkurës suaj të zbehtë dhe të lodhur. Konsumoni qershi nëse dëshironi një lekurë te shëndetëshme.

Qershitë përmbajnë veti antibakteriale, dmth kanë aftësinë për të larguar toksinat nga trupi dhe për të eleminuar bakteret nën lëkurë,duke pastruar sistemin nga brënda dhe duke e bërë lëkurën të shkëlqejë së jashtmi

Qershia përmbanë vitaminën C, e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës. Ky proces ndihmon në gjenerimin e qelizave dhe rritjen e flokëve.
Fruti i qershisë meriton një vend në shportën e ditës.