Sport | Messi dështon sërish me kombëtaren, Brazili mposht Agjentinën dhe kalon në finale

Brazili është finalisti i parë i Kupës së Amerikës, pasi mposhti Argjentinën me rezultatin e pastër 2-0. Lionel Messi edhe një herë tjetër nuk arriti që të ishte përcaktues me kombëtaren duke konfirmuar edhe në ndeshjen me Brazilin formën jo të mirë duke mos qenë vendimtar.
Golat për Brazilin u shënuan nga Jesus në minutën e 19 pas një asisti të Firminos. Në pjesën e dytë në të 71′ ishte Firmino që vulosi gjithcka pas asistit të Jesus duke kaluar Brazilin në finalen e madhe.
Argjentina reagoi duke krijuar disa raste për shënim, por nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës duke u dorëzuar përballë më të fortëve në fund. Gjysmëfinalja tjetër mes Perusë dhe Kilit do të luhet nesër në orën 02:30.