Ja si t’i dalloni alergjitë gjatë verës

Hundët e zëna apo fyti i thatë nuk janë gjithmonë shenjë që tregon se jeni ftohur apo që po kaloni një grip të mundshëm. Në periudhën e pranverës ose verës njerëz të ndryshëm manifestojnë alergji nga faktorë të ndryshëm, që më së shumti i sjell stina e pranverë –verës. Alergjitë më të shpeshta janë ato që vijnë prej poleneve, qimeve të kafshëve, pluhuri etj. Simptomat që sjellin alergjitë, përgjithësisht pacientët i lidhin me gripin apo ftohje kalimtare. Ndryshimi midis simptomave të gripit dhe alergjisë janë ethet, dhembjet e trupit apo lodhja. Çuditërisht tështima është një fenomen që ndodh në të dyja rastet, por kur ajo nuk shoqërohet me ethe apo dhimbje trupi, mund të themi se është shenjë e një alergjie të mundshme.