Ilir Meta, bashkëautor i reformave të Edi Ramës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkruar se pavarësisht se të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas Këshillave të Komisionit të Venecias, pasi kryeministri Edi Rama mori i vetëm timonin e qeverisë, nisi ta tjetërsonte këtë reformë.

E vërteta është se Ilir Meta, si kryetar i LSI dhe kryetar Parlamenti është bashkëpunëtor dhe bashkëautor i reformës në drejtësi me 140 vota. Madje Ilir Meta votoi për kundër PD, edhe 7 ligjet që kanë bërë këtë gjullurdi.

Është Ilir Meta që bashkë me Edi Ramën krijuan salamandrën elektorale të reformës administrative, që u votuan edhe me votat e LSI, për 61 bashki.

Është Ilir Meta që bashkë me Edi Ramën hartuan dhe miratuan reformën në Arsim, që u votua edhe me votat e LSI.

Është Edi Rama dhe Ilir Meta që u dakërdësuan që Kryetari i LSI të bëhet president, edhe që u votua nga votat e LSI.

Ilir Meta e dinte shumë mirë që Fondacioni Soros mbështeti reformën administrative, që votoi LSI.

Ilir Meta e dinte mirë që reforma arsimore u hartua nga ekspertë të Fondacionit Soros, që votoi LSI.

Ilir Meta e dinte mirë që reforma në drejtësi u hartua me lekët e fondacinit Soros, që edhe kjo e miratua me votat e LSI, PD, PS, etj.

Ilir Meta nuk mund të mos marrë përgjegjësi që ka bashkëpunuar për ti dhënë këtë pushtet Edi Ramës.