Deputeti i PD nxjerr videon e Berishës/ “Cfare dallimi ish Kryeministri Berisha pritej mes rruges me kenge, valle, lule, flamuj, brohoritje gjigande kurse Kryeministri i Rilindjes krimit pritet me bllokim rruge, fyerje, gure, tymuese dhe shoqerohet nga 500 policë e gardist.

Deputeti Lefter Maliqi është bërë nostalgjik dhe ka postuar një video të pritjes që i është bërë ish-kryeministrit Sali Berisha në jug të vendit duke e krahasuar me pasardhësin e tij, Edi Ramën.

Maliqi krahason faktin se si Berisha pritej mes rrugës më këngë, valle, flamuj, brohoritje ndërsa Rama, sipas tij, pritet me fyerje, gurë dhe tymuese.

“Cfare dallimi ish Kryeministri Berisha pritej mes rruges me kenge, valle, lule, flamuj, brohoritje gjigande kurse Kryeministri i Rilindjes krimit pritet me bllokim rruge, fyerje, gure, tymuese dhe shoqerohet nga 500 policë e gardist. Mirenjohje banorëve të Lapardha-Lumast, Berat e Kucovë, se shpejti se bashku per te vazhduar misionin e sherbimit ndaj jush duke riktyer besimin dhe shpresen me fitore.✌️–. “, shkruan Maliqi.