Alarmi nga fruthi! Kur duhet të shkojmë tek mjeku!

Fruthi është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus. Haset më shpesh tek fëmijët dhe përhapet nëpërmjet kollitjes, teshtitjes dhe ndonjëherë edhe puthjes. Pasi personi është infektuar nga virusi, zakonisht merr 10 deri në 12 ditë, (por ndonjëherë mbi 21 ditë) që të zhvillohet. Pacienti me fruth është i infektuar nga dita e parë e sëmundjes deri në 4 ditë pasi skuqja të jetë shfaqur. Fëmijët e infektuar duhen mbajtur larg shkollës për 4 ditë pas shfaqjes së skuqjes. Kontaktet me personin e infektuar që nuk është imun ndaj fruthit duhen përjashtuar deri në 14 pas ditës së parë të shfaqjes së skuqjes. Nëse nuk ka komplikacion-e, zakonisht sëmundja ikën për rreth 10 ditë.

Simptomat:
• Temperatura
• Dobësia ose lodhja
• Bllokimi ose rrjedhja e hundëve
• Dhimbjet e fytit
• Humbja e oreksit
• Lodhja ose kruajtja e syve
• Kolla e thatë
• Ndjeshmëria ndaj dritës

Komplikacionet:
Fruthi është një sëmundje serioze që mund të çojë në komplikacione në një të tretën e njerëzve të prekur. Këtu përfshihen infeksionet e veshit, pneumoni dhe fryrje e trurit.

Ndonjëherë fruthi mund të jetë fatal dhe të çojë në një dëmtim të përhershëm të trurit. Sipas mjekëve, nuk ka një trajtim specifik për fruthin (përveç liruesve të simptomave), ndaj dhe parandalimi i tij nëpërmjet imunizimit është shumë i rëndësishëm.

Kur duhet të shkojmë tek mjeku:
• Probleme frymëmarrje
• Ka dhimbje veshi
• Bllokim të qafës
• Përgjumje
• Kollë të shpeshtë me sekrecione
• Vonesa në urinim
• Skuqje në lëkurë