Mbyllet orari zyrtar i votimit, pjesëmarrja e ulët| Manipulime, shantazhe e dhunë

Ora 19:00, zyrtarisht mbyllen Qendrat e Votimit.

Nga raportimet në terren ka filluar mbyllja e qendrave të votimit dhe dorëzimi i materialeve zgjedhore në KZAZ-të përkatëse, aty ku edhe do të fillojë numërimi.

Sipas raportimit të fundit të KQZ pjesëmarrja në votimet për të zgjedhur kandidatët për kryetar bashkie është e ulët. Zgjedhjet vendore janë bojkotuar nga partitë kryesore opozitare në vend. Qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në orën 07:00 dhe në përgjithësi procesi ka vijuar i qetë.

Për herë të parë në këto zgjedhje në 31 bashki votohet për vetëm një kandidat për kryetar bashkie, atë të maxhorancës. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën. Pjesëmarrja ka qenë tepër e ulët.

Deri ne orën 15:00 KQZ raportoi se pjesemarrja ka qene vetem 15.5 %.