Atentati i Sarajeves: 4 gjerat qe duhet te dini 105 vite me pas

1- Terrorizmi serb: Te rinjte nacionaliste serbo-bosnjake qe ishin pergjate rrugeve per te vrare Arqiduken Ferdinant, pasardhes i fronit te Austro-Hungarise, ishin te bindur se po “ndeshkonin” Austrine, qe kishte “fajin” qe ndalte Serbine nga misioni i saj: te bashkonte te gjithe “vellezerit” e tij pavaresisht se ku banonin pa marre parasysh cmimin qe do te paguanin ata dhe te tjeret. Spastrimi etnik eshte brenda kesaj logjike, cka u pa ne vitet ’90.

2- Dora e zeze, Apis: Pas atentatit te Sarajeves qendronte nje rrjet i gjere gjysme klandestin ku nje pjese e saj frymezohej, organizohej dhe financohej nga ekzekutivi serb, sidomos nga rrethet ushtarake. Arkitekti i vrasjes se Franc Ferdinatit ishte Dragutin Dimitrijevic, alias Apis, shef i sherbimit informativ ushtarak serb, drejtuesi i vertete i Cerna Ruka, (ne 1903 ishte nje nga oficeret qe vrane mbretin serb Alesander Obrenovic dhe mbretereshen Draga).

3- Vaso Cubrilovic: Nje prej atentaroreve te Arqidukes Ferdinant ishte 17 vjecari Cubrilovic, nje nga arkitektet e planit per “Debimin e shqiptareve” i prezantuar ne Beograd me 7 mars 1937. Ja nje paragraf: Ligjet mund t’ua “bejne shqiptareve jetesen te pamundur: gjoba, burgosje, aplikim i pameshirshem i kontrollit policor, si p.sh ndalimi i kontrabandes, prerja e pyjeve, demtimi i bujqesise […], puna e detyruar dhe çdo mase tjeter qe nje force policore e duhur mund te imponoje; nga pikepamja ekonomike, kjo duhet te perfshije mosnjohjen e pronave te vjetra […], sekuestrimin e kullotave publike, anulimin e koncesioneve, terheqjen e lejeve te ushtrimit te punes, perjashtime nga drejtimi, privat dhe administrata lokale; […] rrenimi i mureve rrethuese te shtepive”. Ky plan zbatohet edhe sot e kesaj dite ne forma te ndryshme nga politikane shqiptare.

4- 28 qershori: ishte data me e gabuar per nje vizite ne Sarejeve. Serbet e kane 28 qershorin si date festuese duke e lidhur me betejen e humbur ne fushe Kosove te forcave kunderosmane ne 1389. Per organizatat e fshehta si Mllda Bosnia e Cerna Ruka, vizita ne kete date e pasardhesit te fronit te Austro-Hungarise ishte pare si nje fyerje. Por 28 qershori ishte dhe 14 vjetori i marteses se Franc Ferninatit me princeshen Sofia.