VIDEO | Aktori Mehdi Malko i bashkohet nismës #edheunë

Te dashur miq,
Une kam bindjen- thote dikush, kryeminister, kryetar partie , kryetar bashkie a ku di une … Une kam bindjen se eshte keshtu apo une kam bindjen se do behet ashtu
Niçha thote: Bindjet jane vetburgosje per ate qe i ka. Keta jane njerez te burgosur kur thone qe une kam bindjen. Jo! Çdo gje eshte alternative.
Une si person e dua shume kete godine( shenim: godina e Teatrit Kombetar) se me ka dhene jete , me ka dhene emer, me ka dhene fryme, kjo godine me ka dhene shume emocion.
Une kam nje lidhje shpirterore me ata qe hyjne e dalin aty, jetoj me frymemarrjen e tyre dhe marr fryme nga fryma e tyre edhe tani qe eshte bosh, une marr fryme nga keta. E thash te gjithe kete ligjerate , do tu lutem shume te gjithe artisteve, nga jane e nga s’jane, se historia e zhvillimit te artit ka qene me ate qe eshte pjesa me sociale , me e dashur dhe gjithmone artistet kane qene nje hap perpara te tjereve, prandaj kane udhehequr me modelin dhe me shembullin e tyre. Ne kete rast une do tu bej nje thirrje kolegeve nga jane e nga s’jane: ta mendojne mire ate qe do bejne, sepse ata jane model, ata udheheqin njerezit. Une personalisht jam me kete : EDHE Une NUK VOTOJ! ….. sepse voton per diktaturen dhe ne nje diktature e kemi kaluar dhe do vijme prap aty…. une nuk e di si e keni kaluar juve por mua per vete me kujtohet kue te thoshin : Rri ti , e di Partia! Mendon Partia per ty! E keni jetuar kete periudhe zonja dhe zoterinj?
E di Partia, e di Partia… po mire natyra apo zoti qe ma ka falur trurin per çfare ma ka falur? Per çfare ma ka dhene? Ne momentin qe njeriu nuk fut trurin ne pune atehere eshte kavje, nuk i duhet me truri , nuk i hyn ne pune.
Jemi ne prag te nje beteje te madhe shpirterore, na duhet qe ta fitojme kete dhe une kam bindjen qe do ta fitojme. Nuk ka rruge tjeter!
E gjitha c’po ndodh ne Shqiperi ka filluar per kete godine ( shenim : referohet godines se Teatrit Kombetar) , kjo ka qene shkendija… Ndersa tani duket se po merr flake!
Ju faleminderit!