Foto | Rama mban mintingun përmbyllës në Vlorë, konsulta me biznesmenin e njohur natën vonë-Faktor.al

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë mbrëmë orët e vona, teksa sot Partia Socialiste mbyll fushatën në këtë qytet.

Pas mitingut të djeshëm në Fier, ai është nisur më pas anë Vlorë, ku ka kaluar natën aty për të qenë gati ditën e sotme.

Në orët e vona, kreu i qeverisë ka bërë një shëtitje në zonën e Lungomares, ndërsa në media kanë qarkulluar edhe fotografi.

Në disa prej tyre Rama shfaqet i veshur sportiv, me një bluzë të bardhë, ndërsa është duke biseduar me Sinan Idrizin, presidentit e “Flamurtarit”.

Nga pamja duket se Rama është shumë i fokusuar në bisedë dhe me siguri tema e tyre ka qenë situata politike në vend, ku socilistët do të shkojnë të vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Ndërkaq, nga ana tjetër presidenti Ilir Meta dekretoi dje 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale.

65476204_2835224399885444_3529010331739226112_n.jpg

65816440_2835227829885101_6992642065708351488_n.jpg

65314727_2835227936551757_8703429592423071744_n.jpg

65386688_2835228029885081_8856917296786964480_n.jpg

65310822_2835228173218400_3765709153402617856_n.jpg