Njihuni me Felix, maçokun që i mbijetoi larjes në lavatriçe


Për të shpëtuar jetën e maçokut, i cili ishte ngatërruar me rrobat e palara u mblodhën 10 mijë dollarë donacione. Apelin në saitin “GoFundMe” e bëri familja amerikane Carroll-Kirchoff, fajtore për harresën në lavatricce të maçokut Felix. Pas lavazhit tërësor, maçoku mbeti i verbër dhe me ujë në mushkëri. Menjëherë u dërgua në Qendrën Emergjente të Kafshëve në Minesota, ku u trajtua dhe shpëtoi.

Maçoku i mbijetoi një rrotullimi 35-minutësh një larje e shpejtë, vdekjeprurërës. Stefani, nëna e familjes, ishte gati për të filluar larjen e dytë kur dëgjoi një zë në lavatriçe. Veterinarët e qendrës kanë siguruar që Felix do të rimëkëmbet së shpejti.Kujdesi i macokut i kërkoi familjes 3 mijë dollarë për të paguar menjëherë dhe 7 mijë në një kohë më vonë. Për të financuar këto terapi vajza e Stefanit filloi një apel në një faqe interneti.

Gruaja – e cila është vullnetare në një qendër rehabilitimi të kafshëve të egra komentoi për harresën e saj: “E gjithë kjo më dha një arsye për të luftuar më shumë për kafshët dhe mirëqenien e tyre “. Ndërkohë zonja nuk do ta falë kurrë veten që e harroi atë në lavatriçe.