Banka e njohur amerikane manipuloi tregut e floririt dhe argjendit për 6 vite

Departamenti i drejtësisë bëri të ditur pas mbylljes së tregut të aksioneve se divizioni i tregtisë së lëndëve të para të bankës Merrill Lynch (MLCI), ka pranuar akuzat për manipulim të tregut si dhe një gjobë prej 25 milionë dollar.
Gjoba u pagua për të mbyllur hetimet disa vjeçare të qeverisë. Manipulimi i tregut të metaleve të çmuara bëhej nëpërmjet punonjësve të saj në tregun e kontratave të ardhmërive që shkëmbehen në COMEX (Commodity Exchange Inc.).
MLCI pranoi vetë se duke nisur nga fillimi i vitit 2008 deri në 2014, punonjësit e saj mashtronin lojtarët e këtij tregu duke vendosur informacione të rreme në tregun e ardhmërive të metaleve të çmuara.
Lajmin e bëri të ditur zëvendës prokurori i përgjithshëm për divizionin criminal Brian A. Benczkowski.