SECOND AMENDMENT | A E DINË PARTNERET NDERKOMBËTARË DHE A DUHET TA SUGJEROJNË PËR SHQIPTARËT?

Nga Ermal Ngjelina

Regjimi komunist në gjuhën popullore shqiptare të asaj kohe ishte një regjim anadollak. Në ditën e sotme popullore quhet regjim taleban. Sigurisht që anadollakë të tipit Hoxha dhe Shehu nuk mund të prodhonin diçka ndryshe.
Në vitin 2013 shumë shqiptarë gënjyen veten e tyre dhe bënë eksperimentin më të rrezikshëm të jetës duke votuar Edi Ramën kryeministër. Pavarësisht eksperiencës si refugjat në Francë, i rritur dhe edukuar në një familje të pushtetit anadollak të Hoxhës dhe Shehut, ai shumë shpejt veshi çitjanet për takimet zyrtare me partnerët tanë perëndimorë duke shprehu haptas rikthimin në origjinë.
Nuk janë çitjanet por axhenda e tij për shndërrimin e Shqipërisë në një republikë otomane ajo çka ka rritur tensionin social deri në rrezikun e përplasjes së nxehtë civile duke kërcënuar edhe stabilitetin përtej kufive të Shqipërisë.
Pavarësisht se deklarohet i krishterë, në akte është më pranë ateistëve dhe sulltanëve oriental. Ngjyrave të këtij profili filozofik të tij i shtohet edhe diagnoza tipike e sociopatit (psikopat me aspekt social të zhvilluar); gjetja e një viktime dhe kontrolli total i tij, pasuar nga sadizmi mbi viktimën, me shfaqje të hapur të mungesës së empatisë. Tipare që gjenden lehtë në analizën e reagimit të Ramës ndaj sjelljes së atyre që i kërcënojnë qëllimet.
Në këtë rast viktima është Shqipëria.
Akti i parë për realizimin e Sulltan-Patit ishte prishja e marrëveshjes së votës së qershorit 2013, me gënjeshtrën e armëve të Asadit, dhe me rikthimin me sukses për herë të parë që nga koha e Hoxhës, e protestës së trushplarëve para dyerve të ambasadës së SHBA-së.
Akti i dytë ishte kontrolli i territorit nëprmjet shuarjes së pavarësisë së pushtetit vendor dhe bashkimit në vetëm pak bashki. Këta krerë rajonalë i ka të kontrolluar nëpërmjet financave dhe prefektëve të cilët janë të gjithë ish ushtarakë otomanë me formim gjatë rregjimit të Enver Hoxhës.
Hapi i tretë drejt Sulltan-Patit ishte shpërbërja e sistemit të drejtësisë nëpërmjet reformës.
Reforma në drejtësi u etiketua nga Tom Fitton i Judicial Watch si deformues i vullnetit të legjistlativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Pra përkthyer në gjuhën popullore shqiptare Vetingu është Sigurimi i Shtetit. Prandaj emëroi dhe ish drejtuesin e fundit të sigurimit të shtetit Gramoz Ruçi si kreun e parlamentit.
Vetting ka ngadalësuar drejtësinë në nivelin e shkallës së parë dhe ajo është gjysmë funksionale për qytetarët.
Por drejtësia nuk egziston në shkallën e sipërme të saj, Kushtetuese dhe e Lartë sepse këto dy shkallë sipërore janë garantues të ekulibrit të raportit mes shtetit dhe pushtetit.
Sulltan-Pati otoman Rama ka shitur shpirtin për pushtetin! E Larta dhe Kushtetuesja i prishin axhendën për pushtet total!
Kësaj axhende i doli para opozita e Lulzim Basha, e cila u detyrua të marrë veprimin më ekstrem, atë të daljes nga parlamenti, si formë e vetme e klithmës paralajmëruese për katastroën që përjetojmë aktualisht.
Por ai, shfaqi mungesë empatie, dhe emëroi një tjetër opozitë në parlament.
Pasi dështoi Basha në tentativën e tij për të vepruar si psikiatër, i qartë për rrezikun e luftës civile, në lojë ka hyrë Presidenti duke nxjerrë një dekret që anulon datën 30 qershor si datë të zgjedhjeve lokale.
Sulltan-Pati Rama nuk e zëvendëson dot Presidentin, por i mungon dhe empatia e për pasojë ai tashmë mashtron këdo që i pëlqen të gënjehet duke thënë se dekreti i presidentit nuk ka vlerë ligjore.
Pra Shqipëria sot nuk ka një system drejtësie të bëjë arbitrin për këtë konflikt mes palëve ku njëra thotë ka zgjedhje në 30 qershor dhe tjetra thotë se zgjedhjet i anuloi me dekret presidenti.
Në këtë pikë hyn në lojë dhuna dhe institucionet e dhunës; ushtria, policia, agjencia e inteligjencës. Nuk jam ekspert i drejtësisë ndërkohë që përvojat e vendeve dhe sistemeve të ndryshme legjistlative në rolin e istitucioneve të dhunës në kushtet e krizës janë të ndryshme.
Unë kam përshtypjen se jam një John Bircher i lindur, për shkak të natyrës dhe traditës së njerëzve ku jam lindur dhe edukuar, dhe preferoj amendamentin e dytë të kushtetutës amerikane. Është amendamenti kyç për jetën e të gjithë atyre të cilëve ne shqiptarët u besojmë pa u vënë në diskutim asnjë presje në atë që thonë; Ambasadës Amerikane.
Amendamenti i dytë thotë: “Një milici e mirrë rregulluar është e domosdoshme për të garantuar Lirinë e Shtetit. E drejta e qytetarëve për të mbajtur armë nuk duhet të preket”- “A well-regulated Militia, being necessary to the security of a free State, the right of the people to keep and bear Arms, shall not be infringed.”.
Kjo do të thotë që qytetarët amerikane kanë të drejtë të mbajnë armë dhe të krijojnë ushtri për ta përdorur atë kundër qeverisë. Sepse të gjitha qeveritë dhe kryetarët e qeverive kanë tendencën të uzurpojnë liritë e qytetarit. Sepse liria e qytetarit buron nga Zoti dhe jo nga qeveria. Ushtia amerikane është krijuar për të qëndruar në kazermë dhe nuk ka të drejtë të dalë jashtë saj dhe të përdoret kundër qytetarëve amerikanë. Prandaj shoqata amerikane e armëve NRA ka 5 milionë anëtarë dhe ushtria amerikane vetëm 1.3 milionë ushtarakë aktivë dhe rreth 2.1 milionë bashkë me rezervistët. Çfarë? Vërtet?
Por edhe të drejtat e mija si shqiptar nga Zoti burojnë. Ato nuk burojnë nga Qeveria!
Atëherë zyrtarët e ambasadës nuk mund të zbatojnë dy standard të ndryshme në raport me qeverinë. Një standard për veten e tyre dhe një për qytetarët shqiptarë.
Shqiptarët kanë të gjitha të drejtat që u burojnë nga Zoti të marrin në dorë fatin e tyre! Personalisht jam shumë i shqetësuar që ka grupime që duan që kriza të zgjidhet me konflikt të nxehtë civil! Personalisht jam i bindur se kriza e Sulltan-Patit nuk duhet të zgjidhet as me mjetet e bolsheviko/talebanëve dhe as me mjetet e Amendamentit të Dytë! Por askush nuk duhet të bëjë sikur nuk kupton se edhe të drejtat e shqiptarëve burojnë nga Zoti.