Ndahet nga jeta Sejdi Peka, gazetar antikomunist dhe ish i përndjekur politik

Sot e hënë 24 qershor 2019 u largua nga kjo botë ish kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë Zoti Sejdi Peka.
Ai ka qënë bashkëvuajtës dhe bashkëluftëtar ynë. Themelues dhe aktivist deri në ditët e fundit të jetës i Shqotës Antikomunistë e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.
Peka ishte antikomunist i vendosur, intelektual, prind, bashkëshort i devotshëm.
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë e prekur shumë nga humbja e Sejdi Pekës i shpreh familjes dhe miqve të të ndjerit, ngushëllimet më të sinqerta. Ne jemi pranë jush këtë dite te vështire për të gjithë.
I pa harrur qoftë kujtimi i tij!
Qoftë i Xhenetit !
Varrimi bëhet në 25 Qershor ora 13:00 në Sharrë, Tiranë.