“Dekreti nuk është llastik për të mbathurat” Debat në Komisionin e Ligjeve

Në mbledhjen e sotme të Kolegjit Zgjedhor është marrë në shqyrtim ankimimi i Partisë së Unitetit Kombëtar e drejtuar nga Idajet Beqiri, aleat i Edi Ramës, lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

PUK i kërkoi KQZ-së çregjistrimin nga zgjedhjet, pas dekretit të Ilir Metës që anullonte mbajtjen e procesit në këtë datë.

Gjatë diskutimit Spartak Braho iu drejtuat deputetit Ralf Gjoni se dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathurat që ta hapësh sa herë të duhet, presidenti ka bërë shkelje të Kushtetutës. Deputeti Ralf Gjoni i është drejtuar kryetarit Ulsi Manja për të ndaluar ofendimet pasi nuk jemi në komunizëm.

Debati:

Braho: Dekreti i Presidentit është pa bazuar në ligj dhe ne kushtetute. I dashur Ralfi dekreti i presdientit nuk eshte llastik për të mbathura që të hapet sa here të duash. Presidenti ka bere shkelje te rende dhe per mendimin tim ti Ralfi duhet te jesh anetoari i atij komisioni
Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën, duhet t’i hapim rruge komisionit hetimor.

Gjoni: Zoti kryetar a ka mundesi të ndalohen ofendimit, nuk jemi në komunizem… Zoti Braho mbaroi komunizmi nuk jemi më në komunizëm që të vazhdosh me të njëjtën mendësi juridike komuniste, kurseji fjalët, nuk je prokuror si ne komunizëm…nese ke probleme me presidentin ky eshte problem tjeter
 Ç’ pune ke me mua o plak…..shiko punet e tua