Diktatura drejt fundit

Nga Brian Kristo

Organizata Kriminale e Rilindjes po shkon drejt fundit të saj. Erdhëm përsëri në pikën zero, duke u rikthyer përsëri 29 vite pas në një diktaturë më të egër dhe më të moderuar nga propaganda e shpifur që “Rilindasit” i servirin qytetarëve. Mbarë opinioni publik u shokua nga publikimi i përgjimeve të gazetës prestigjoze gjermane dhe europiane “BILD” për bashkëpunimin e vjedhjes së zgjedhjeve nga Rilindja kriminale. Edi Rama dhe banda e tij e krimit u demaskua duke dale zbuluar se ai kurrë nuk erdhi në pushtet me votat e qytetarëve, por me votat e krimit ku të përfshirë ishin edhe ish-ministrat e tij . Aferat e tij korruptive si Astiri ku 2 kilometra rrugë kushtuan 40 milionë euro, autostrada Milot-Balldren ku 17 kilometra rrugë bene 260 milionë euro, qe gjithsej kushtojne plot 2 miliardë euro kur me gjithe keto para mund të hapte vende të reja pune dhe të ndihmonte plot 450.000 shqiptarë që enden rrugëve në kërkim të punës, dhe 140.000 shqiptarë që janë të pastrehë. Edi Rama nuk bëri kurrë drejtësi në vend, mbrojti me mish e me shpirt kriminelët dhe futi në burg mijëra kryefamiljarë që nuk paguanin dot faturat e kripura të energjisë elektrike. Futi në burg qytetarët që protestonin kundër padrejtësisë dhe diktaturës së tij kriminale. Kërcënoi qytetarët se ai që cënon zgjedhjet dhe ai që proteston nuk mund të udhëtojë jashtë shtetit për 10 vite. Helmoi protestuesit me gaz ku prej tyre fëmijë dhe të moshuar. 30 qershori është varreza politike e Organizatës Kriminale të Rilindjes. Edi Rama po e dërgon vendin në një konfrontim të egër civil. Qytetarët e lirë shqiptar me vlera europiane demokratike i refuzojnë zgjedhjet moniste si në diktaturën e Enverit. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Unë dhe gjithë rinia e Shqipërisë e mohojmë kategorikisht rikthimin e diktaturës. Të mbrojmë kushtetutën dhe demokracinë. Së bashku le ta zhdukim errësirën e varrhimsit të pluralizmit shqiptar. Ta largojmë Shqipërinë nga terri, nga korrupsioni, nga dhuna dhe nga vjedhja ku e ka zhytur Edi Rama. Shqipëria është dhe do të mbetet e shqiptarëve të lirë.

more recommended stories

loading...