Të rinjtë e FRPD surprizë Veliajt [Video]

Bashkia e Tiranës ka hequr koshat e mbeturinave nga rruga para selisë së Partisë Demokratike. Të rinjtë e FRPD janë indinjuar nga ky vendim i bashkisë dhe kanë protestuar.

Disa të rinj nga FRPD kanë marrë qese me mbeturina dhe i kanë çuar para zyrës së Veliajt duke thënë se ky institucion duhet të dizinfektohet se ka morra.

Meqe vrasesi i Ardit Gjoklajt gjeti kohe te hiqte edhe koshat e plehrave prane selise se Pd, vendosem qe plehrat tja sjellim tek dera e Bashkise. Edhe dizinfektoni bashkine se sipas fjaleve te keqija ju kane dale dhe morrat neper zyra. Rama ik”, shprehet i riu.