Pse arrestimet e policisë së shtetit dhe proçedimet e prokurorisë janë të paligjshme

Nga Denis Karaj

Vepra penale e parashikuar në Neni 326/a “Dëmtimi me dashje I materialit zgjedhor” nuk mund të përdoret në situatën që ndodhemi, perderisa Presidenti ka revokuar dekretin e tij për datën e zgjedhjeve. Kjo te ben te kuptosh faktin se nuk kemi një kohë zgjedhore sipas parashikimeve te Kodit Zgjedhor në nenet 2, 8, 9, 10 të Kodit. Pra mungesa e Dekretimit të një date përz gjedhjet vendore bën që mos të jemi para një situate zgjedhore ose përcaktuar ndryshe si kohë zgjedhore elektorale.
Neni 2 ikodit zgjedhor përcakton që:
1. “Data e zgjedhjeve” është data e votimit, e përcaktuar me dekret të Presidentit të Republikës.
Neni 10 I kodit zgjedhor përcakton që:
1. Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti I Republikës.
Duke qenë se nuk kemi një dekret Presidenial për datën e zgjedhjeve dhe bazuar edhe në kodin zgjedhor si dhe nuk jemi para një kohe zgjedhore të përcaktuar qartë nga dispozitat e sipërpërmendura, arrijmë në konkluzionin e qartë se në kto vepra penale që kanë “objekt” (objekti I një vepre penale është një nga 4 elementët e domosdoshëm për të patur përgjegjësi penale) mbrojtjen e zgjedhjeve dhe materialeve zgjedhore, “De Facto” kemi objekt por “De Iure” objekti i kesaj vepre penale mungon dhe mungesa ”De Jure” vjen nga mungesa e dekretit të Presidentit ose më saktë nga revokimi që Presidenti I ka bërë dekretit të tij të mëparshëm për caktimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve dhe natyrisht edhe moskundërshtimi i ketij dekreti në institucionet gjyqësore të parashikuara në ligj dhe Kushtetutë. Keto mungesa bëjnë që ky revokim të jetë në fuqi dhe të mos kemi një datë të përcaktuar për zgjedhjet vendore. Mungesa e objektit të veprës penale sjell dhe që të gjitha ndalimet dhe arrestimet e kryera nga policia dhe të gjitha proçedimet penale të kryera nga prokuroritë e rretheve të ndryshme me bazë neni 326/a “Dëmtimi me dashje I materialeve zgjedhore” të jenë të paligjshme.

more recommended stories

loading...