Video | Vlonjatët duan ujë dhe rrugë, i “shkulin” derën Dritan Lelit

Kjo javë ka nisur tepër e tensionuar në hyrje të Bashkisë së Vlorës, ku banorët e Cergovinës kanë shkuar sërish për të protestuar, të revoltuar nga mosmbajtja e premtimeve prej kryebashkiakut Dritan Leli.

Edhe në 2019 ata kërkojnë rrugë dhe ujë, një premtim që u është bërë që nga viti 1991.

Tepër të revoltuar ata kanë sulmuar edhe derën kryesore të Bashkisë së Vlorës në tentativë për ta shkulur, ndërsa ka ndërhyrë policia.