Kronika sportive e një shkrimtari të njohur

Nga Virion Graçi

Ka qene periudhe e mbushur me ngjarje te brendeshme e te jashteme, kam pelqyer te ndjek ato sportivet, te jashtemet.
Ne tenis zgjodha Xhokoviç kur u ndesh me Theam, tenistin e ri austriak. Fitoi Theam. Ne ndeshjen e radhes u bera tifoz i Theam, fitoi Nadal.
Ne garen e makinave formula 1 isha me gjermanin S. Vettel, i hoqen pike dhe vendi i pare iu dha Luis Hamilton. Te garat me motora isha doemos me kampionin ne fuqi Markez, por ai gaboi te kthesa e fundit ne rrotullimin e fundit dhe i pari mbriti Valentino Rossi.
Ne boterorin e 20 vjeçareve ne futboll u bera tifoz me Malin, – u eleminua Italia. Me tej u bera me Italine por ne finale doli Ukraina sepse Italise iu mohua gol ne min 93. U bera tifoz me Ukrainen, por ne minuten e 10 pesoi gol nga Koreja e Jugut. U detyrova te nderroj menjehere ekip, u bera tifoz me Korene me qellim qe te fitonte boterorin Ukraina dhe ashtu ndodhi.
Para dy ditesh u bera tifoz me Bolivine qe te fitonte Brazili, kurse mbreme isha me Argjentinen sepse doja te fitonin kolumbianet. U kry, bac: Argjentine-Kolumbi 0-2.
Tani kemi te tjera duele te nxehta ne vendin tone, nuk kam zgjedhur per cilen pale te bej tifozllik.
Me jepni nje mendim, ju lutem…