Çfarë po luhet me lekët e dy ushtarakëve të vdekur në Letoni ? Pagesa për familjarët bëhet nga tregu i sigurimeve

Qeveria i ka dhënë ministrisë së Mbrojtjes një fond shtesë prej 10 milionë lekësh për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.

Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të qeverisë. Sipas qeverisë fondi i përcaktuar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.

Mirëpo ka diçka që nuk shkon në këtë mes. Qeveria nxjerr fond të veçantë pa lidhje ndërkohë që Ministria e mbrojtjes ka bërë sigurimin e jetës të gjithë ushtarakëve që shkojnë me mision jasht vendit. Tregu i sigurimeve ka njoftuar se pagesat e familjarëve do bëhen menjëherë sapo të jenë plotësuar procedurat zyrtare.

Para 3 vitesh tregu pagoi menjëherë pilotin që ra në shkodër duke përmbushur detyrimin kontraktual por edhe duke treguar seriozitetin në pagesat e dëmeve.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka përshëndetur Ministrinë e Mbrojtjes për hapin e ndërmarrë për sigurimin e jetës së ushtatakëve, pilotëve dhe marinarëve.
Çfarë është ky fond tani që hapet nga qeveria ndërkohë që tregu duhet dhe është në proces procedure të pagesës?

Qeveria duhet të shpjegojë ku shkojnë me të vërtetë 100 milion lekë të vjetra.