Kallëzim | “Lali spyet per Edvinin”/ Injoron vendimin e tij, përdor administratën në fushatë

Punonjësit e administratës po përdoren nga Erion Veliaj për fushatë elektorale.

Edhe pse Qeveria ka ngritur një Task Forcë për ndalimin e punonjësve të administratës publike në fushatën zgjedhore të 30 Qershorit, Veliaj e injoron totalisht vendimin që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Alarmi është dhënë nga ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar një denoncimi që ka mbërritur në adresë të tij.

Sipas denoncuesit, Aurel Veizaj, Drejtor i Degës Doganore Berat bën fushatë për Partinë Socialiste, kandidatin Erion Veliaj dhe kandidaten për Këshill Bashkiak, Teuta Vodo, me pankarta dhe parulla, ekspozuar publikisht në rrugët e Tiranës

Postimi i plotë:

I gjithe narkoshteti ne fushate per Lal Pleun!

Ligjet jane leter e vdekur per narkozyrtaret e Edvinit!

Lexoni mesazhin 3 qytetarit dixhital. sb

Qeveria ka ngritur një Taskë-Forcë për ndalimin e përdorimit të punonjësve të administratës publike dhe materialeve shtetërore për fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Task Forca supozohet te marre masa per shkarkimin e punonjesve qe shkelin ligjin dhe angazhohen ne fushate, edhe jashte orarit te punes.

Në VKM theksohet se:

Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet:

  1. a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat; b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
    c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve.

Shihni cfare ndodh realisht:

Z.Aurel Veizaj, Kryetar (Drejtor) i Deges Doganore Berat (Nenpunes civil), ben fushate per partine socialiste, kandidatin Erion Veliaj dhe kandidaten per keshill bashkiak, Teuta Vodo, me pankarta dhe parrula, ekspozuar publikisht ne rruget e Tiranes dhe ne facebook.

Kjo ne shkelje te plote te pikes 4 te vendimit te keshillit te ministrave, ne kuptim te nenit 37, të ligjit nr.152/2013.

Me e rende nese kete e ka bere ne orar te punes.

Nje tjeter informacion tregon mbi menyren se si emerohen nenpunesit civil te nivelit drejtues. Bashkengjitur foto e Z.Veizaj perkrah deputetit Ervin Bushati, ne rolin e komisionerit te partise socialiste, ne zgjedhjet e fundit.