FAKTI I FUNDIT | Sherr per nje vend parkimi/Kush është 24-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në Laç [Foto]

Policia ka zbardhur vrasjen tronditëse që ndodhi mbrëmë në Laç, në natën e “Shna Ndout”.

I riu që u ekzekutua është identifikuar si Viktor Shkorreti, 24-vjeç, ndërkohë që policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

Krimi ka ndodhur pas një sherri për parkimin e makinës.

Njoftimi i policisë

Zbardhet  vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur  mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit  në bashkëpunim me Policinë e Tiranës  vijon punën  për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

more recommended stories

loading...